Forcat ukrainase goditën një helikopter rus Ka-27 pranë fshatit Kamyshly në Krimenë e pushtuar natën e 16-17 shkurtit.
U konfirmua një goditje e drejtpërdrejtë në objektiv nga Shtati i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.
U raportua gjithashtu se më 16 shkurt, forcat ukrainase goditën tre qendra komande të dronëve rusë: pranë Huliaipole, Anatolyevka dhe pranë Zatyshshia.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ukrainasit kanë arritur që qindra helikopterë të ushtrisë ruse të rrëzojnë.
Të njëjtin fat e kanë patur edhe aeroplanët luftarakë si dhe luftanijet e ushtrisë së Vladimir Putinit. /Telegrafi/