Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha sot se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët.
E para e shtetit në seancën solemne të Kuvendi tha se 18 vjet më parë Kosova u ngrit nga vuajta në dinjitet e nga rezistenca në shtetësi.
“Liria e fitua me sakrificë është e përjetshme”, tha ajo.
Osmani theksoi se UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj dhe se ajo është zemra e rezistencës kombëtare dhe përgjigja e një populli të shtypur ndaj një regjimi gjenocidal.
“Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe e domosdoshme. Çdo përpjekje për ta njollosur dhe relativizuar atë është vetëm jo e padrejtë, por edhe historikisht e pavërtetë dhe e patolerueshme”, tha Osmani.
Tutje e para e shtetit tha se krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë, së bashku me mijëra luftëtarë tjerë dhe me mbështetjen e popullit u ngritën për liri, dinjitet dhe të drejtën e patjetërsueshme për të jetuar të lirë në atdhe. /Telegrafi/