Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar qytetarët e Kosovës në 18-vjetorin e themelimit të shtetit.
Rama në një postim në Facebook ka shprehur keqardhje që nuk mund të jetë siç thotë ai në “manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”.
“Mirëmëngjesi dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan ai. /Telegrafi/