Duke diskutuar rreth informacioneve që qarkulluan në opinion se ka marrëveshje mes Mexhitit dhe Kasamit që këta dy do të udhëheqin me VLEN, Arben Fetai në emisionin Click Plus në TV21 tha se nuk ka asnjë marrëveshje të diskutuar apo të arritur mes liderëve për drejtimin e VLEN-it. Ai mes tjerash thekson se në takimet e koalicionit janë shqyrtuar disa modele të mundshme, si kryetar me rotacion, një kryetar i vetëm apo presidencë me dy bashkëkryetarë, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim.
Sipas tij, vendimet në VLEN merren me konsensualitet dhe kolegjialitet në kuadër të kryesisë së ngushtë, ndërsa diskutimet për modelin e udhëheqjes do të vazhdojnë në ditët në vijim.
“Jo, jo, aspak kjo nuk është diskutuar. Në takimet që kemi si koalicion, në nivel të liderëve apo kryesisë së ngushtë, nuk është diskutuar kjo. Janë diskutuar shumë skenarë: rotacioni, një kryetar, presidencë me dy bashkëkryetarë – këto janë diskutuar si modele të mundshme, por asnjë vendim, përderisa nuk e kemi diskutuar në nivel të kryetarëve këtë çështje”.
“Marrëveshja e koalicionit VLEN parasheh që vendimet merren me konsensualitet dhe kolegjialitet brenda asaj që është kryesia e ngushtë e VLEN-it. Deri në këtë pikë, përveç tre dokumenteve të diskutueshme, asnjë vendim nuk është marrë, nuk ka dakordim për asnjërin model deri më tani. Diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.” Kjo është në rastin më të mire qesharake në rastin më të keq dashakeqe. Besoj se kjo është spin i BDI-së për të përçarë VLEN –in”, tha Arben Fetai në emisionin Click Plus në TV21.
LEXO:
- Dy gjigantët italianë dështojnë në garën për Ligën e Kampionëve, ndodh për herë të parë në histori
- “Hidrodrini” u bën thirrje banorëve të “Jarinës” në Pejë të kryejnë kyçjet në rrjetin e ri të ujësjellësit
- Bianca Censori tërheq gjithë vëmendjen me paraqitjen provokuese gjatë daljes me Kanye West
- Sulm ndaj policit në Kamenicë, arrestohet një person
- Nga diplomacia te inteligjenca artificiale – Teuta Sahatqija së shpejti në “Rrugëtimi”
- Pesticidet po shtrenjtohen, spërkatjet s’ndalen –se çka po ndodh në arat e Kosovës zbulojnë shifrat dhe ekspertët
- Britania: Interneti nuk është i sigurt për fëmijët
- Dëgjonte zhurma nga muret e shtëpisë së re – ajo që gjeti e la pa fjalë
