Një aeroplan i Ryanair që po transportonte pasagjerë britanikë nga Madrid drejt Ibiza u detyrua të kthehej mbrapsht në pistë pasi një pasagjer i dehur shkaktoi kaos në bord.
Fluturimi i mbrëmjes së 12 shkurtit u vonua rreth dy orë, raportoi Majorca Daily Bulletin, pasi i riu refuzoi të zbatonte urdhrat e ekuipazhit.
Pamjet tregojnë pasagjerin duke bërtitur, goditur kabinën dhe duke refuzuar të fikte telefonin, pavarësisht paralajmërimeve.
Situata u tensionua aq shumë sa u thirr policia spanjolle për ta larguar nga aeroplani.
Dëshmitarët thanë se ai “po bënte skena” gjatë hipjes, duke folur me zë të lartë dhe duke shqetësuar të gjithë pasagjerët. /Telegrafi/