Të shtunën në Pejë është mbajtur turneu i radhës në Alley Oop për 3×3 te meshkujt.
Në këtë turne kanë marrë pjesë nëntë ekipe. Pas shumë ndeshjeve interesante, u zhvillua finalja mjaft interesant ndërmjet Bongo dhe Shqiponjat, ku ekipi Shqiponjat fitoi me shifrat 21:14.
Shqiponjat siguroi pjesëmarrjen për super finalen që do të zhvillohet në kryeqytet, ku do të marrin pjesë ekipet finaliste, nga të gjitha qytetet që zhvillohet ky aktivitet.
Skuadra fituese mori çmimin prej 300.
Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa ky është edicioni i dytë radhazi që po mbahet.
“Alley-Oop” është një Program i FIBA Europe, që synon promovimin e basketbollit 3×3 në të gjitha qytetet e Kosovës. /Telegrafi/