Në një ditë që shënon krenari dhe reflektim për të gjithë vendin, IPKO po e feston 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bashkë meklientët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj që nga fillimi.
Si shenjë falënderimi përbesimin dhe besnikërinë shumëvjeçare, kompania ka lansuar një shpërblim të veçantëpër përdoruesit më afatgjatë të telefonisë mobile.
Të gjithë klientët që janë në rrjetin IPKO prej 18 vitesh përfitojnë 18 GB internetmobil, të shtuar automatikisht në numrin e tyre.Shpërblimi aktivizohet në Ditën e Pavarësisë dhe vlen për përdorim brenda Kosovës.
Nuk kërkohet aplikim apo aktivizim shtesë nga ana e klientëve. Gjendja e bonusitmund të verifikohet përmes kodit *808#.“Kjo është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të falënderuar klientët që kanë qëndruarme IPKO për 18 vite.
Besnikëria e tyre është baza e marrëdhënies që kemi ndërtuarme tregun dhe duam që kjo të reflektohet me përfitime konkrete” tha Afrika Zyferi Badivuku, Drejtoreshë e Marketingut dhe Komunikimit në IPKO.
Kompania vazhdon të dallohet për investimet e qëndrueshme në infrastrukturë tërrjetit, zhvillimin e shërbimeve digjitale dhe përvojën e klientit, duke ofruar zgjidhje të integruara në mobil, internet dhe televizion.
Përmes inovacionit të vazhdueshëm dhe ofertave të fokusuara në vlerë reale, IPKO mbetet zgjidhja kryesore për komunikimdhe lidhje digjitale në Kosovë.