KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Anita Latifi me emocione në PodGo, flet për fëmijët dhe prindërit

Anita Latifi me emocione në PodGo, flet për fëmijët dhe prindërit

Anita Latifi është e ftuara e radhës në emisionin PodGo, me të cilën kemi diskutuar për disa tema të veçanta.

E pyetëm për rrjetet sociale para disa viteve dhe tani, ajo kujtoi se para disa viteve qëllimi i rrjeteve sociale ishte ndryshe.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

“Ishte koha kur postonim këngë, dhurata, receta gatimi, por sot është një ambient tjetër ta quaj toksik, politik, si dhe ambienti i gjithologëve, tani i përforcuar me ChatGPT. Nuk i ngjan asaj që ishte dikur, atij rrjeti që i mbante njerëzit në komunikim, afër. Sot vetëm tregojmë sa të mençur jemi dhe sa teori konspiracioni dijmë dhe besojmë. Ndjekim titujt bombastik të partive”, tha Anita.

E pyetëm për fëmijët e saj, ndërsa ajo tha se ëndrrat që i ka pasur ajo si fëmijë mundohet t’ua jap fëmijëve të saj.

“Janë dhjetëra dëshira në përditshmëri që mu më kanë munguar dhe mundohem që sot t’ua plotësoj fëmijëve të mi, kuptohet me kufij të qartë. Por për një fëmijë që është rritur me shumë mungesa, mundohem atyre t’ua plotësoj. Mundohem që të gjej sa më shumë sy të qeshur te fëmijët e mi”, tha Anita Latifi.

Ajo në emision foli edhe për prindërit e saj, ndërsa i kërkuam të mendojë një situatë hipotetike me ta.

“Pyetja që shpesh herë ua parashtroj atyre është a më shohin sa mirë jam. Kur e shoh Donatin, e pyes me mendjen time babain “A më sheh”, dhe Donati më shikon dhe më buzëqesh”, tha e emocionuar Anita Latifi.

Ajo tha se nëse kishte mundësinë të bënte biznes, do të bënte zinxhir restorantesh për ushqime shtëpiake.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.