KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Malisheva fiton me përmbysje ndaj Ballkanit dhe futet në garë për titull

Malisheva fiton me përmbysje ndaj Ballkanit dhe futet në garë për titull

Malisheva është përkujdesur për befasinë e xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë pasi ka mposhtur Ballkanin me përmbysje 1-2.

Ballkani e nisi më mirë ndeshjen dhe pas 14 minutave lojë gjeti golin e epërsisë.

Almir Kryeziu dhuroi një asistim fantastik për Bleart Tolajn i cili shënoi për 1-0.

Por epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se 14 minuta, kur mbrojtësi i mysafirëve Samuel Opeh realizoi një gol të bukur nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Malisheva nuk u ndal dhe nëntë minuta më vonë Assanne Diatta u përkujdes për përmbysjen e madhe duke shënuar për 1-2.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Elon Berishës me rezultat 1-2.

Pjesa e dytë u pa hala më sulmuese nga të dyja skuadrat, përkundër që gola më nuk pati.

Malisheva arriti të mbrohej shumë mirë dhe në fund mori tre pikë të arta nga udhëtimi në Suharekë.

Ballkani vazhdon të mbetet në pozitën e parë me 36 pikë sa ka edhe Prishtina e dyta, derisa Malisheva është e katërta me 33 sosh.

Në xhiron e ardhshme Ballkani luan në udhëtim te Ferizaj, derisa Malisheva pret Dukagjinin në stadiumin Liman Gegaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.