Ministria e Transportit informon se në koordinim me Komisionin Evropian po punohet për një zgjidhje të përhershme në lidhje me qëndrimin e transportuesve në zonën Shengen, si dhe ministritë përkatëse në periudhën e kaluar kanë qenë në komunikim intensiv me KE-në me qëllim gjetjen e zgjidhjes së problemit.
“Ministria e Transportit është në komunikim të vazhdueshëm me transportuesit, si dhe me Komisionin Evropian me qëllim gjetjen e një zgjidhje në kuadër të strategjisë së re të vizave të promovua nga Bashkimi Evropian e cila hap mundësinë që shoferët të trajnohen si profesionistë, si dhe mundësi për lloje të tjera të vizave. Dëshirojmë të potencojmë se është paralajmëruar vonesë në zbatimin e sistemit EES dhe se të gjithë palët e interesuara po punojnë në mënyrë aktive për të zgjidhur këtë problem”, theksojnë nga Ministria e Transportit.
Dialogu me Komisionin Evropian, siç theksojnë, është aktiv dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë nga ana e një grupi pune teknik i përbërë nga të gjitha ministritë përkatëse dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.
“Në periudhën e ardhshme, bisedimet do të vazhdojnë me një dinamikë të përforcuar me qëllim gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme që është e pranueshme për të gjitha palët. Si Ministri apelojmë të mos bini pre e spekulimeve dhe çdo lloj informacioni të paverifikuar që mund të dëmtojë dialogun. Veçanërisht jo për shkak të spekulimeve nga vendet fqinje. Çdo vend vendos vetë. Maqedonia vazhdon me dialogun për një zgjidhje të përhershme”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Transportit.