Ballkani është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat nga pjesa e epërme e tabelës kërkojnë fitore për të vazhduar serinë pozitive.
Vendasit duan tre pikët për të shtuar diferencën me Prishtinën dhe Dritën, derisa mysafirët kërkojnë fitoren që të ngushtojnë diferencën me Ballkanin.
Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Ballkani: Iljazi, Smajli, Jashanica, Batarelo, Potoku, Diene, Deliu, Giovanni, Hamidi, Tolaj, Kryeziu.
Malisheva: Avdyli, Pira, Kryeziu, Opeh, Xhaka, Bajraktari, Vitija, Ferati, Brruti, Xhylani, Diatta. /Telegrafi/