Raheem Sterling është konfirmuar si lojtar i ri i Feyenoord, megjithëse ende nuk ka marrë leje pune për të luajtur në Holandë.
31-vjeçari u bashkua me klubin holandez si agjent i lirë, pasi ndërpreu kontratën me Chelsean.
Ndryshe nga shumë transferime të tjera si agjent i lirë, Sterling nuk ka ardhur për arsye financiare.
Sipas faqes së specializuar për pagat e futbollistëve, Capology, Sterling pritet të marrë një pagë bazë prej 22,742 funte në javë mbi 10 herë më pak se sa fitonte te Chelsea, ku thuhet se paguhej të paktën 300,000 funte në javë.
Në të njëjtën kohë, Sterling ka marrë një kompensim të konsiderueshëm nga “Blutë” për ndërprerjen e kontratës 18 muaj para skadimit, gjë që e lejon lojtarin të mos ketë presion financiar gjatë fillimit të aventurës së tij në Eredivisie. /Telegrafi/