Roni Raçi ka zhvilluar një ndeshje fantastike, ku skuadra e tij Hajduk Split mori fitore 0-2 në udhëtim te Osijek.
Mbrojtësi dardan ishte një nga më të mirët në fushë dhe u vlerësua me notën 7,9 duke qenë një mur i pakalueshëm në mbrojtjen e gjigantit kroat.
E falë paraqitjes fantastike ndaj Osijek, Raçi ka zënë vend në foramcionin e javës nga SofaScore.
Hajduk pas 22 xhirove në elitën e futbollit kroat ndodhet në pozitën e dytë me 43 pikë, pesë më pak se lideri Dinamo Zagreb.
23-vjeçari këtë edicion ka qenë fantastik duke zhvilluar 14 ndeshje me fanellën e Hajdukut në të gjitha garat dhe është një nga futbollistët më të vlerësuar. /Telegrafi/