Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione në qytet dhe fshatra përreth, në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Abedin Ahmeti”, “Emin Duraku” dhe “Isak Ibrahimi”, si dhe në fshatrat Kqiq dhe Shupkofc.
Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit janë paraparë në rrugët “Shaban Bahtiri”, “Hoxhë Hasan Tahsini”, “Evlia Qelebia” dhe “Josip Rela”, në lagjen Lugina e Diellit, si dhe në fshatin Tunel i Parë.
KRU Mitrovica ka bërë të ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht, duke kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve për shqetësimet e mundshme. /Telegrafi/