KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ylli i Cityt ka oferta nga Arabia Saudite, por preferon të qëndrojë në Evropë

Ylli i Cityt ka oferta nga Arabia Saudite, por preferon të qëndrojë në Evropë

Mesfushori kroat Mateo Kovacic mund të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të verës, mes interesimit konkret nga Lindja e Mesme.

Sipas The Sun, disa skuadra të Saudi Pro League kanë paraqitur oferta për 31-vjeçarin, duke e joshur me kushte financiare të favorshme.

Megjithatë, lojtari preferon të vazhdojë karrierën në Evropë, edhe nëse vendos të largohet nga City para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027.

Interes për shërbimet e Kovacic kanë shfaqur edhe dy gjigantë të Serie A, AC Milan dhe Juventus – të cilët thuhet se kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e lojtarit.

Kroati ka eksperiencë në futbollin italian, pasi më herët ka qenë pjesë e Inter Milan, ku u afirmua në arenën ndërkombëtare.

Ky sezon ka qenë i komplikuar për mesfushorin, i cili është përballur me probleme fizike dhe ka regjistruar vetëm dy paraqitje në të gjitha garat për Manchester Cityn.

Mbetet për t’u parë nëse City do të jetë i gatshëm ta lërë të lirë një lojtar me eksperiencë të madhe ndërkombëtare, apo nëse Kovačić do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të kampionëve anglezë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.