Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës 09–15 shkurt 2026, janë ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1.443 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 27 patentë shoferësh janë pezulluar për shkelje të rënda në trafik.
Sipas statistikave të policisë, janë regjistruar 25 aksidente, nga të cilat: 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 15 personA dhe 13 aksidente me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm në rrugë.
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/