Olympique Lyon vazhdon serinë e jashtëzakonshme të rezultateve pozitive, duke regjistruar fitoren e 13-të radhazi në të gjitha garat.
Në xhiron e 22-të të Ligue 1, skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca mposhti OGC Nice me rezultatin 2-0, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon këtë sezon.
Pas kësaj fitoreje, Lyon ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje. Ata janë gjashtë pikë larg liderit Paris Saint-Germain dhe shtatë pikë pas RC Lens, që renditet i dyti.
Seria mbresëlënëse përfshin shtatë fitore në kampionat, tre në Ligën e Evropës dhe tre të tjera në Kupën e Francës, duke e kthyer Lyonin në një nga skuadrat më në formë në kontinent.
Në sfidën ndaj Nice, Lyon dominoi statistikisht me 15 gjuajtje drejt portës, 58% posedim të topit dhe 520 pasime të kompletuara, ndërsa arriti ta mbajë portën të paprekur.
Ndeshja e radhës për Lyonin në Ligue 1 do të zhvillohet më 22 shkurt ndaj RC Strasbourg, ku synon të zgjasë më tej serinë e fitoreve. /Telegrafi/