Humanisti Halil Kastrati do të inaugurojë nesër (hënë) në Gjilan një projekt të madh humanitar, i cili do të ofrojë shërbime të ndryshme për qytetarët në nevojë.
Ceremonia hapëse do të mbahet në Sallën e Teatrit, nga ora 11:00.
Projekti përfshin: Qendrim ditor për të moshuar – një hapësirë ku të moshuarit mund të kalojnë ditët në ngrohtësi dhe kujdes.
Kuzhinë humanitare – për të siguruar ushqim për personat në nevojë.
Bujtinë për studentë – strehim dhe përkujdesje për studentët që kanë nevojë për mbështetje.
Halil Kastrati tha se ky projekt synon të krijojë një vend ku i moshuari gjen ngrohtësi, i urituri bukë dhe studenti strehë, duke falënderuar të gjithë bamirësit që kontribuan për realizimin e kësaj ideje.
Ky hap humanitar është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Kastratit për të ndihmuar komunitetin dhe për të krijuar mundësi për ata që kanë më së shumti nevojë.