Hajduk Split ka shënuar një tjetër fitore të madhe, këtë herë në udhëtim te Osijek.
Për herë të dytë radhazi mbrojtësi i Kosovës Ron Raçi zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke qenë ndër më të mirët në fushë.
Ylli i Kosovës ishte i pathyeshëm në mbrojtje, duke mos lejuar asnjë driblim, fitoi tre duele nga katër që tentoi, si dhe kompletoi 71 pasime nga 76 të tentuar.
“SofaScore” e vlerësoi me notën 7.9, që ishte ndër më të lartat në fushë pas golashënuesit Pukstas (8.1) dhe portierit Silic (8.0).
Raçi po synon të vazhdojë me këtë ritëm me shpresën që të jetë në listën e Franco Fodas për dy sfidat jetike të Kosovës në muajin mars, ku mund ta realizojmë ëndrrën për Kupën e Botës./Telegrafi