Një episod i diskutueshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes mes KF Prishtina e Re dhe FC Ferizaj, kur futbollisti I skaudrës prishtinase, Cheick Doukoure nga Bregu i Fildishtë për disa minuta u largua nga fusha, duke akuzuar kapitenin e Ferizajt, Betim Haxhimusa, për përdorim të gjuhës raciste.
Incidenti shkaktoi ndërprerje të shkurtër të ndeshjes, pasi Doukoure u largua nga fusha për disa minuta. Loja u rikthye pas ndërhyrjes së stafit dhe gjyqtarëve.
Ky rast ka nxitur debate të forta rreth respektit dhe barazisë në futbollin kosovar, duke rikthyer fokusin te rëndësia e “fair-play” dhe tolerancës në sport.
Reagimi i KF Prishtina e Re
FC Prishtina e Re deklaroi se “ofendime të tilla nuk kanë pasur asnjëherë vend në traditat shqiptare, as në kulturën dhe besimin tonë fetar” dhe se “çdo anëtar i klubit qëndron fuqishëm kundër çdo forme racizmi, diskriminimi apo gjuhe urrejtjeje në sport dhe në shoqëri”.
Sipas tyre, “ne do ta adresojmë rastin pranë FFK-së dhe presim që organet kompetente të shqiptojnë masat më të ashpra për këto sjellje të shëmtuara”.
FC Ferizaj nuk i pranon akuza, e quan shmebull Haxhimusën
Nga ana tjetër, FC Ferizaj hodhi poshtë akuzat, duke thënë se “hedhim poshtë kategorikisht këto akuza, të cilat janë të pavërteta dhe të pabazuara” dhe se kapiteni i tyre, Betim Haxhimusa, “është sportist me integritet të lartë dhe një gjë e tillë nuk përfaqëson karakterin e tij”.
Klubi theksoi gjithashtu se “në skuadrën tonë bëjnë pjesë lojtarë nga prejardhje të ndryshme, përfshirë edhe lojtarë me ngjyrë, të cilët janë pjesë e pandashme e familjes sonë sportive” dhe se “pranë situatës ka qenë edhe referi Nuza, gjë që e bën edhe më të pabazuar këtë akuzë”.
Ndeshja u mbyll me fitoren e FC Prishtina e Re me rezultat 1-0, duke e bërë situatën për mbijetesë edhe më të fortë. /Telegrafi/