KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“15 mijë kosovarë do të na mbështesin në Vjenë”, Franco Foda thotë se nuk e preferonte Austrinë si kundërshtar

“15 mijë kosovarë do të na mbështesin në Vjenë”, Franco Foda thotë se nuk e preferonte Austrinë si kundërshtar

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se nuk ka pasur dëshirë të takohet me Austrinë pasi është skuadër e fortë, megjithatë është i sigurt se stadiumi do të jetë i mbushur me kosovarë.

Kosova ndodhet në grupin B të Ligës së Kombeve ndaj Austrisë, Republikës së Irlandës dhe Izraelit, ku ndeshjet do të fillojnë të zhvillohen në muajin shtator.

Për Fodan sfida me Austrinë do të jetë më emocionuese, meqenëse i drejtoi për pesë vite (2017-2022), ndërsa pret një sfidë të vështirë.

“Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, kanë kualitet të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër, mezi pres t’i takoj ish lojtarët e mi sërish”, deklaroi ai për “Sky Austria”.

Ndërkohë, në përballjen që zhvillohet më 27 shtator – Foda është i sigurt se stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë kosovarë.

“Do të jetë ndeshje vendas edhe për ne sepse jam i sigurt se 10 ose 15 mijë kosovarë do të na mbështesin në Vjenë”.

Kujtojmë, Kosova fillimisht do t’i zhvillojë përballjet në kualifikueset për Kupën e Botës ndaj Sllovakisë, e më pas nëse fiton e pret në “Fadil Vokrri”, fituesin e gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.