KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndotje në vijën bregdetare të Dhërmiut, uji “ngjyroset” nga mbetjet

Ndotje në vijën bregdetare të Dhërmiut, uji “ngjyroset” nga mbetjet

Vija bregdetare e Dhërmiut është përballur sot me ndotje të dukshme, duke marrë ngjyrë kafe si pasojë e dherave dhe mbetjeve inerte që kanë përfunduar në det. Fenomeni është vënë re përgjatë bregut, ku uji ka humbur kthjelltësinë dhe ka ndryshuar ngjyrë për shkak të prurjeve të materialeve nga zona përreth.

Sipas informacioneve paraprake, ndotja dyshohet të jetë shkaktuar nga lëvizjet e dherave dhe materialeve inerte, të cilat përmes rrjedhjeve kanë përfunduar në vijën bregdetare, duke ndikuar jo vetëm në pamjen e zonës turistike, por edhe në mjedisin detar.

Banorë dhe pushues shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa kërkohet ndërhyrje e institucioneve përkatëse për verifikimin e burimit të ndotjes dhe marrjen e masave për pastrimin e zonës.

Dhërmiu, një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në jug të vendit, përballet kështu me një problem mjedisor që kërkon reagim të shpejtë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës./Euronews Albania

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.