Aktori anglez, Daniel Radcliffe, zbuloi në një intervistë të kohëve të fundit pse i shmang plotësisht rrjetet sociale.
Sekreti i paqes së tij të brendshme është i thjeshtë – ai qëndron plotësisht larg platformave si Instagram, X dhe Facebook.
Radcliffe i tha revistës Rolling Stone: “Unë nuk i përdor kurrë rrjetet sociale sepse jam i vetëdijshëm për ndikimin e tyre dhe dua të mbroj shëndetin tim mendor”.
Foto: EPA-EFE
Aktori shpjegoi: “Nuk kam Instagram. Madje nuk kam asnjë nga versionet e X që ekzistojnë tani. Nuk e di se si mund ta bëjë dikush këtë. Sinqerisht, më duket shumë stresuese. Jam nën presion të mjaftueshëm gjithsesi dhe nuk mendoj se do të më ndihmonte”.
Vendimi për të qëndruar larg platformave si X, Instagram dhe Facebook u përforcua më tej gjatë përgatitjeve për shfaqjen e tij të re solo në Broadway, “Every Brilliant Thing”.
“Isha në një provë dhe të gjithë po flisnin për aplikacione që i ndihmojnë të përdorin më pak telefonat e tyre”, tha aktori 36-vjeçar.
Neveria e tij ndaj jetës publike dhe sferës digjitale nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh famën që e ka ndjekur që nga fëmijëria dhe komentet negative me të cilat është përballur.
Aktori pranoi se kishte një zakon në të kaluarën: “Kur isha më i ri, gjë që nuk e bëj më, për fat të mirë, kërkoja komente për veten time në internet dhe lexoja lloj-lloj budallallëqesh”. /Telegrafi/