KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pa fitues në ndeshjen e ‘lloçit’ në Klinë, Dukagjini dhe Gjilani ndajnë pikët

Pa fitues në ndeshjen e ‘lloçit’ në Klinë, Dukagjini dhe Gjilani ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues dueli mes Dukagjinit dhe Gjilanit 1-1, i vlefshëm për xhiron e 20-të në Albi Mall Superligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat që krijuan disa raste të mira shënimi, por që në 45 minutat e para nuk pati gola.

Fusha ishte në gjendje të tmerrshme pasi ishte e rënduar nga shiu që ka rënë pa ndërprerë në vendin tonë në 24 orët e fundit dhe kishte shumë lloç.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, me Senad Jarovic që realizoi gol të bukur pas një asistimi fantastik nga Blerind Morina në minutën e 60-të për 0-1.

Por kur pritej fishkëllima e fundit e ndeshjes, vendasit gjetën golin e barazimit. Vitor Hugo u gjend bukur në zonë dhe realizoi nga afërsia për 1-1.

Me këtë barazim Dukagjini vazhdon të jetë në pozitën e pestë me 30 pikë, derisa Gjilani një vend më poshtë me 27 sosh.

Ndeshjen e radhës Dukagjini e luan në udhëtim te Malisheva, derisa Gjilani pret Prishtinën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.