KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick tregon gjendjen e skuadrës pas humbjes së rëndë nga Atletico

Flick tregon gjendjen e skuadrës pas humbjes së rëndë nga Atletico

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur hapur për gjendjen shpirtërore të skuadrës pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Atletico Madrid, duke theksuar se ekipi duhet ta lërë pas këtë rezultat dhe të përqendrohet te sfida e radhës.

Tekniku gjerman u shpreh se reagimi i skuadrës në stërvitje ka qenë pozitiv dhe se atmosfera brenda grupit mbetet e shëndetshme.

“Gjëja më e rëndësishme tani është se stërvitja e sotme ishte e mirë. Dinamizmi dhe mprehtësia në stërvitje ishin aty, dhe kështu ishte edhe vetëbesimi. Ne shënuam edhe gola”, deklaroi Flick.

Ai e pranoi se disfata ndaj Atletico-s ishte një goditje, por njëkohësisht një mësim për ekipin.

telegrafi.com

“E humbëm ndeshjen e së enjtes dhe ky ishte një mësim për ne, por do të ecim përpara. Duhet ta pranojmë humbjen dhe të përqendrohemi te ndeshja me Gironën,” shtoi trajneri.

Duke folur për përballjen e ardhshme ndaj Girones, Flick paralajmëroi një kundërshtar të organizuar dhe të guximshëm.

“Presim një kundërshtar të organizuar, të pozicionuar mirë, i cili do të përpiqet të luajë me guxim. Sigurisht, është e rëndësishme për ne të gjejmë më shumë mprehtësi dhe dinamizëm krahasuar me ndeshjen e fundit,” përfundoi ai.

Barcelona synon reagimin e menjëhershëm për të rikthyer besimin dhe për të mos lejuar që humbja ndaj Atletico-s të ndikojë në vazhdimësinë e sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.