Ish-ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko u ndalua nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO) gjatë një përpjekjeje për të kaluar kufirin natën e 14-15 shkurtit.
U specifikua se Halushchenko u nxor nga një tren, transmeton Telegrafi.
Rojet kufitare kishin marrë një kërkesë nga NABU dhe SAPO në lidhje me Halushchenkon për të marrë informacion në rast se ai përpiqej të kalonte kufirin.
Kjo procedurë zbatohet kur një person është i përfshirë në raste penale.
Ukrainska Pravda ka mësuar se Halushchenko u përpoq të largohej nga Ukraina duke përdorur statusin e tij si baba i një familjeje të madhe.
Në Ukrainë, familjet me tre ose më shumë fëmijë nën moshën 18 vjeç kanë të drejtë për një numër përfitimesh, ndër të cilat shtyrja nga mobilizimi për baballarët e familjeve të tilla, e cila u lejon atyre të udhëtojnë jashtë vendit. /Telegrafi/