KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë

​ITU Shkabaj jashtë funksionit, reduktime uji në Prishtinë dhe rrethinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve që po zhvillohen në kanal, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj (ITU Shkabaj) është jashtë funksionit.

Si pasojë, gjatë ditës priten reduktime në furnizimin me ujë në disa zona, përfshirë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Ndikime në furnizim pritet të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Sipas kompanisë, ekipet janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, ndërsa furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat e ujit.

Orari i reduktimeve do të bëhet i ditur më vonë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.