Një person është arrestuar në Drenas, nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pasi gjatë trajtimit mjekësor ka sulmuar fizikisht një doktoreshë.
Sipas informacioneve zyrtare, i dyshuari, mashkull kosovar, fillimisht ishte përfshirë në një rast të dhunës në familje dhe kishte kërkuar trajtim mjekësor.
Gjatë qëndrimit në institucionin shëndetësor, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht mjekun kujdestar, viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore. /Telegrafi/