Stellantis ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar.
Tani, kompania po ringjall — dhe po i mban — motorët me naftë në Evropë.
Prodhuesi i automjeteve tha: “Ne kemi vendosur t’i mbajmë motorët me naftë – dhe në disa raste – të rrisim ofertën tonë të motorëve”.
Stellantis tha se po e bën këtë sepse “janë të përqendruar në kërkesën e klientëve”.
Sipas raportit, marka ka qenë duke e ringjallur në heshtje sistemin e fuqisë në të paktën shtatë modele evropiane që nga fundi i vitit 2025, edhe pse shitjet e motorëve me naftë.
Motorët me naftë përbënin vetëm 7.7% të shitjeve të veturave të reja në kontinent në vitin 2025.
Marka tha gjithashtu se do të vazhdojë të prodhojë versione me motor nafte të DS 7 dhe Alfa Romeo Tonale, Giulia dhe Stelvio “në përgjigje të kërkesës së vazhdueshme të klientëve”. /Telegrafi/