Një person ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi dyshohet se është sulmuar me gurë pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Knjaz Millosh” në veri të Mitrovicës.
Sipas njoftimit, viktima mashkull kosovar ka raportuar në polici se pas një fjalosjeje me disa persona, është qëlluar me gurë në kokë, me ç’rast ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në rast. /Telegrafi/