KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mickoski-Grenell: Në kohë sfidash globale, partneriteti RMV-SHBA është me rëndësi për përparimin kombëtarë dhe ekonomik

Mickoski-Grenell: Në kohë sfidash globale, partneriteti RMV-SHBA është me rëndësi për përparimin kombëtarë dhe ekonomik

Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar edhe me Richard Grenell, i dërguar special i presidentit të SHBA-së Donald Trump për misione të posaçme.

Mickoski thekson se SHBA-ja mbetet mbështetës më i madh dhe partner strategjik i Maqedonisë së Veriut.

“Takim produktiv dhe diskutim i shkëlqyer me Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për misione të posaçme.
Marrëdhëniet strategjike me SHBA-në janë themeli i stabilitetit dhe zhvillimit tonë ekonomik. SHBA-ja mbetet mbështetësi ynë më i madh dhe partneri ynë strategjik. Në kohë sfidash globale, forcimi i këtij partneriteti është me rëndësi kyçe për sigurinë tonë kombëtare dhe përparimin ekonomik. Po ndërtojmë një partneritet të bazuar në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim ekonomik dhe përkushtim të përbashkët ndaj paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar kryeministri Mickoski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.