Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vijuar takimet në kuadër të Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku u takua me deputetë të Bundestag-ut gjerman: Jurgen Hardt, Adis Ahmetovic, Carl-Philipp Sassenrath dhe Deborah Düring.
Gjatë takimit, theksi u vu në thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus të veçantë në rritjen e investimeve gjermane në vend. Kryeministri Kurti theksoi se mandati i ri qeverisës do të karakterizohet nga projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë zhvillimin e hekurudhave, ndërtimin e digave për ujë të pijes si dhe stadiumeve, në kuadër të organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian, duke filluar me sigurimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Deputetët gjermanë e uruan Kurtin për mandatin e ri qeveritar, ndërsa kryeministri i ftoi ata të vizitojnë Kosovën, me qëllim forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/