KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Për mua kjo është thellësisht personale”, deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë

“Për mua kjo është thellësisht personale”, deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë

Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e shënimit të 18-vjetorit të pavarësisë.

Seeback është i martuar me shqiptare nga Kosova, ndërkaq në fjalimin në parlamentin kanadez uroi shqiptarët për 18-vjetorin e pavarësisë, duke potencuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë.

“Kosova shënon 18 vjetorin e pavarësisë javën e ardhshme — dhe për mua, kjo është thellësisht personale.

Kanada ka një miqësi të gjatë me Kosovën dhe jam krenar që jemi ndër të parat shtete që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe kemi kaluar një pjesë të muajit të mjaltit atje ku e kemi shijuar ushqimin e jashtëzakonshëm dhe kam mësuar shumë për kulturën e tyre të pasur.

Kosovarët janë shumë krenarë me vendin e tyre. Dhe kam një këshillë, nëse jeni në Kosovë shkoni në Rahovec dhe pini makiato, kafja më e mirë që kam pirë në jetën time”, tha Seeback para ligjvënësve kanadezë.

Ai tutje tha se djali i tij quhet William Kastritot Seeback, sipas heroit të shqiptarëve.

“Për kosovarët këtu në Kanada dhe anembanë botës ‘Urime Dita e Pavarësisë”, tha Seeback. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.