Edhe pse kanë kaluar më shumë se 15 vjet që kur u prezantua, modeli Nokia N8 – dikur i njohur si “mbreti i fotografisë mobile” – po merr një mundësi të re për t’u përdorur.
Faleminderit entuziastëve dhe një projekti të ri të quajtur “Reborn”, ky telefon kult është pajisur me një sistem operativ të personalizuar (custom ROM) që e kthen atë nga një pajisje e harruar në një send funksional që mund të përdoret edhe në kohët moderne.
Kur u paraqit në 2010, Nokia N8 ishte e njohur për kamerën e fuqishme 12 MP me lente Carl Zeiss dhe blicin Xenon, por sistemi i vjetër Symbian ngadalë u bë pothuajse i papërdorshëm për shkak të mbylljes së serverëve dhe certifikatave të vjetruara. Projekti i ri përdor versionin e fundit të Nokia Belle dhe zgjidh këto probleme kryesore.
Me këtë sistem të modernizuar:
ndërfaqja funksionon shumë më shpejt dhe më lëngshëm;
janë përditësuar certifikatat HTTPS, që e bëjnë të mundur shfletimin e web-it modern (gjë që ishte thuajse e pamundur më parë në Symbian);
është shtuar një dyqan aplikacionesh i funksional dhe i përditësuar;
janë hequr kufizimet e vjetra të Symbian për nënshkrimin e aplikacioneve, kështu që përdoruesit mund të instalojnë lehtësisht softuer të zgjedhur prej tyre.
Megjithatë, edhe pse kjo tingëllon shumë mirë për nostalgjikët, procesi i instalimit ka rreziqe. Programuesit paralajmërojnë se mjetet e vjetra të Nokia-s për “flash”-imin e softuerit mund të shkaktojnë probleme në sisteme moderne si Windows 10, përfshirë edhe ekranin e kaltër të vdekjes (BSOD).
Gjendja fizike e telefonave të vjetër – si bateritë e dëmtuara apo vendet e SIM-it – mbetet gjithashtu një sfidë.
Në thelb, Nokia N8 është rigjallëruar me një sistem modern të përditësuar që e bën atë më të përdorshëm edhe sot, por duhet kujdes në instalim. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com