KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, ishte në kërkim policor për dhunim

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, ishte në kërkim policor për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, i cili ishte në kërkim policor dhe i dënuar me tri vjet masë institucionale edukative për veprën penale ‘dhunim’.

Policia njofton se pas arrestimit, i njëjti është dërguar në qendrën korrektuese për të mitur sipas vendimit gjyqësor.

“Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim policor. I mituri ishte i dënuar me tri vjet masë institucionale edukative për veprën penale ‘dhunim’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.