Barcelona po tenton të nënshkruajë me Yan Diomande, sulmuesin e Leipzig që ka vetëm 19 vjeç.
Trajneri Hansi Flick e sheh si lojtar ideal për krahun e majtë, duke mundësuar alternime me Raphinha dhe duke sjellë ritëm dhe driblim në sulm.
Lojtari ka shkëlqyer këtë sezon, me 14 pjesëmarrje direkte në gola në 23 ndeshje.
Klubi katalanas beson se projekti i Flick dhe mundësia për të qenë protagonist në ‘Camp Nou’ mund të tërheqë lojtarin, pavarësisht se ka konkurrencë nga Liverpooli, Manchester United dhe Tottenham.
Diomande ka formim ndërkombëtar mes SHBA-së dhe Spanjës, dhe ka shfaqur shumë potencial në Gjermani, duke bërë që Barcelona ta shohë si investim afatgjatë.
Pengesa kryesore mbetet çmimi i lartë i kartonit të tij dhe çështjet kontraktuale lidhur me të drejtat e imazhit.
Klubi duhet të vendosë gjithashtu për të ardhmen e Marcus Rashford para se të bëjë një ofertë të madhe për talentin e ri.
Negociatat me agjencinë e lojtarit janë në vazhdim dhe do të përcaktojnë shanset e një marrëveshjeje.
Nëse Barcelona arrin ta përfundojë transferimin, Diomande mund të forcojë krahun e majtë për disa vite dhe të sjellë më shumë agresivitet dhe shpejtësi në sulm.
Në javët e ardhshme do të dihet nëse interesimi i katalanasve do të shndërrohet në ofertë zyrtare që të bindë Leipzig dhe lojtarin. /Telegrafi/