Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidrodrini në Pejë ka njoftuar për një ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të një rrjedhjeje të madhe në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, prishja është identifikuar në rrugën Binak Qelaj, ndërsa ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë nga ora 10:30 deri pas orës 14:00.
Si pasojë, pa furnizim me ujë do të mbesin rrugët Agim Qelaj në lagjen B.T. Fidanishte, Konferenca e Bujanit, Myrvete Maksutaj dhe Hasan Riza në qytetin e Pejës.
Nga KRU Hidrodrini kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, derisa ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. /Telegrafi/