Policia e Kosovës ka raportuar për një incident kriminal në Vushtrri, ku një person është arrestuar nën dyshimin për përdorim të armës së zjarrit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, më 11-12 shkurt 2026, rreth orës 20:00–04:00, në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 13 gëzhoja dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ndërsa pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, Policia ka raportuar edhe për një rast të “lëndimit të rëndë trupor dhe armëmbajtjes pa leje” në rrugën “Pajazit Boletini” në Mitrovicë të Jugut, më 11 shkurt 2026 rreth orës 19:25.
Gjatë kontrollit të veturës së përfshirë në rast, është gjetur dhe sekuestruar një armë, e cila dyshohet se është përdorur në incident.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për të dy rastet janë duke vazhduar në koordinim me organet e drejtësisë. /Telegrafi/