Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutua për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, një temë që çoi në një përplasje deri në fizike mes dy të ftuarve, Albatros Rexhajt dhe Berat Buzhalës.
Pjesë nga debati në studio:
Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kalu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, vju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)
Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen.
Ndryshe, gazetari Berat Buzhala, pas emisionit ka kërkuar falje për incidentin.
“Absolutisht kerkoj falje per sjelljen. Komplet gabim”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë edhe shkrimtari Albatros Rexhaj, ka reaguar për situatën e krijuar mes tij dhe Berat Buzhalës në “Opinion” te Blendi Fevziu, duke thënë se për të “kjo gjë është tejkaluar”.
Ai thotë se Berat Buzhala nuk e ka goditur.
“Nuk është e vërtetë që Berati më ka goditur në studio. Nuk ka pasur kontakt fizik. Në studio kam ardhur për debat dhe jo për sherre. Për mua kjo është gjë e tejkaluar”, ka shkruar Rexhaj.
Edhe Blendi Fevziu ka deklaruar se situata është tejkaluar.
