KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Piva gjysmë shishe vodka”, Ish-portieri i Arsenalit zbulon prapaskenat se si shkoi në ndeshje plotësisht i dehur

“Piva gjysmë shishe vodka”, Ish-portieri i Arsenalit zbulon prapaskenat se si shkoi në ndeshje plotësisht i dehur

Një mbrëmje e Ligës Premier në Liverpool për pak sa nuk u kthye në një katastrofë që mund t’i jepte fund karrierës së një portieri të Arsenalit.

Gjatë sezonit 2013/14, “Topçinjtë” udhëtuan drejt Evertonit për një ndeshje kampionale. Portieri i parë ishte gati, ndërsa edhe zëvendësuesi pritej të ishte në dispozicion. Por gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, kur Lukas Fabianski u sëmurë para takimit.

Papritur, portieri i tretë duhej të bëhej gati për udhëtim. Problemi? Ai nuk e kishte planifikuar aspak të ishte pjesë e skuadrës. Bëhej fjalë për Emiliano Viviano.

Italiani, tashmë 40-vjeçar, ka pranuar se një natë më parë kishte dalë për festë me miqtë dhe nuk e priste një telefonatë nga klubi.

“Dola për festë dhe rreth orës 2 të mëngjesit dola jashtë për të pirë një cigare. Aty pashë një SMS: ‘Fabianski është sëmurë, një makinë do të vijë të të marrë në orën 6:30’.

“Kisha pirë gjysmë shishe vodka. Shkova te miku im që ishte pronar i klubit të natës dhe ia tregova mesazhin”.

“Ai më pyeti: ‘Po tani?’ Unë iu përgjigja: ‘Tani sillmë edhe më shumë vodka’.

“Shkova në shtëpi, bëra një dush dhe kur mbërrita në zhveshtore në Liverpool, i madhi Santi Cazorla më tha: ‘Vjen erë alkool, është e neveritshme’.

“Ishte e vetmja herë në jetën time që pothuajse pata një sulm paniku. Nuk shihja asgjë dhe i përsërisja vetes: ‘Nëse duhet të luaj, karriera ime ka marrë fund’”.

Fatmirësisht për Vivianon, Wojciech Szczesny luajti 90 minutat e plota në humbjen 3-0 ndaj Evertonit, ndërsa italiani nuk u aktivizua fare.

Ai u largua nga Arsenali në vitin 2014 pa debutuar asnjëherë, për t’iu bashkuar më pas Sampdorias, ku kaloi katër sezone./Telegrafi

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.