Përzgjedhësi i Izraelit Ran Ben Shimon e ka vlerësuar grupin si një short sfidues, por beson te kombëtarja e tij.
Kosova ndodhet në të njëjtin grup pranë Izraelit, Austrisë dhe Republikës së Irlandës në B3, ndërsa objektivi do të jetë ngritja në Ligën A.
Lidhur me shortin ka reaguar edhe përzgjedhësi i Izraelit i cili pret të kenë sukses, si dhe shpreson që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë para tifozëve.
“Short sfidues me përfaqësuese të shkëlqyera. Për mua, fokusi mbetet tek ekipi im dhe kualitetet që kemi. Besoj fuqishëm në aftësinë tonë për ta arritur ‘Euro 2028’”.
“Liga e Kombeve është një prej rrugëve për të arritur aty dhe do të bëjmë çdo gjë. Pres nga vetja dhe lojtarët që në kampanjën e tretë së bashku të kemi sukses dhe të përmirësohemi aty ku ka nevojë. Dhe mbi të gjitha, shpresoj të kthehemi të luajmë para tifozëve tanë në Izrael që nga shtatori”, deklaroi ai.
Orari ende s’është bërë publik ndërsa mbetet të shihet se kur do të kemi përballjet mes Kosovës dhe Izraelit./Telegrafi