KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Margaret Qualley mahnit në Vanity Fair me fotosesion provokues

Margaret Qualley mahnit në Vanity Fair me fotosesion provokues

Margaret Qualley ka pozuar për një fotosesion provokues për Vanity Fair, duke shfaqur fizikun e saj mbresëlënës dhe stilin e veçantë.

Në kopertinë shihet e veshur me një bluzë “I Love NY”, ndërsa në imazhe të tjera tregon dekoltenë dhe këmbët e saj të gjatë.

Intervista me Marisa Meltzer ishte fillimisht e vështirë, pasi Margaret iu përgjigj pyetjeve me rezervë dhe ngurrim, duke u shfaqur ‘e kujdesshme dhe e ngatërruar’, shkruan DailyMail.

Takimi i parë u zhvillua në një restorant në Brooklyn, ndërsa më vonë ata biseduan më hapur në Chez Nous në Greenwich Village.

Gjatë intervistës, Margaret foli për martesën me Jack Antonoff, rolin e tij në rritjen e vetëbesimit të saj dhe për udhëtimin e saj të shëndetit mendor, duke përfshirë përvojën me terapinë dhe rolin e saj në The Substance.

Fotosesioni dhe intervista treguan një Margaret më të hapur, provokuese dhe e përkushtuar ndaj artit dhe jetës së saj personale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.