Në të gjithë rripat e sigurimit, përveç atij të shoferit, ekziston një lak prej pëlhure që ndodhet relativisht afër kapëses.
Rripi i sigurimit i shoferit nuk ka lak, por një buton të vogël menjëherë poshtë kapëses. Arsyeja e vendosjes së këtij laku është siguria.
Laku prej pëlhure në rripat e sigurimit quhet lak për menaxhimin e energjisë. Ky element është projektuar të çahet nën stres të madh, pra mund të zbusë forcat e krijuara gjatë një përplasjeje dhe të ndihmojë që pasagjerët të jenë edhe më të sigurt.
Kur laku hapet, ai zgjat rripin e sigurimit për disa centimetra, duke shpërndarë goditjen, gjë që parandalon këputjen e rripit dhe dëmtime më të rënda.
Një tjetër funksion i këtij laku është të parandalojë goditjen e pakëndshme të kapëses në anën e makinës gjatë lëvizjes, kur në ulësen e përparme të pasagjerit nuk ka askënd.
Ai gjithashtu mban kapësen në një lartësi të përshtatshme për përdorim, duke parandaluar që të rrëshqasë poshtë rripit dhe të përfundojë në dysheme.
Rripi i sigurimit në anën e shoferit nuk ka lak, sepse pozicioni i drejtimit është i optimizuar në raport me timonin dhe “airbag”. Gjithashtu, kur vetura është në lëvizje, shoferi duhet të jetë gjithmonë i lidhur me rrip, kështu që nuk ka nevojë për material shtesë për të parandaluar goditjen e kapëses në anën e automjetit. /Telegrafi/