KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rasti në shkollën “Pavarësia”, edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Rasti në shkollën “Pavarësia”, edhe ndaj drejtorit zgjerohen hetimet për dhunë ndaj nxënësit

Lidhur me rastin për dhunën ndaj nxënësit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zgjeruar hetimet edhe ndaj drejtorit të Shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, Halil Brahaj.

Hetimet ndaj tij janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare” .

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurorja e rastit, Jehona Grantolli.

“Sot i kemi intervistu të dyshimtit, nuk është ndaluar. Është intervistuar për veprën penale keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, tha Grantolli.Për më shumë, Grantolli tha se mund t’i drejtohemi zëdhënëses për informimin të kësaj Prokurorie.

Në pamjet që “Betimi për Drejtësi” i ka siguruar shihet drejtori i shkollës duke e goditur në fytyrë një nxënës të shkollës “Pavarësia” për të cilin ditë më parë u arrestua mësimdhënësi i shkollës./Betimi për Drejtësi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.