Gjatë ditës së sotme, tensioni mes Elijonës dhe Klodit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është bërë i dukshëm.
Elijona u shfaq tejet e acaruar dhe iu drejtua atij me fjalët: “Mos më fol hiç më ti”.
Klodit i mbeti pa përgjigje fillimisht, por ai iu përgjigj shkurt: “Asnjëherë”.
BBVK/Instagram
Kur Klodi përpiqej të thoshte diçka, Elijona e ndërpreu duke e imituar me përqeshje, duke tallur përpjekjen e tij për të folur.
Në atë moment, Klodi ndaloi dhe u largua, duke vendosur të mos flasë më përkohësisht për shkak të sjelljes së saj jo të mirë.
Ky incident ka ndezur debat mes ndjekësve, duke e bërë situatën mes tyre më të tensionuar se kurrë. /Telegrafi/