KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Procedohet në Kuvend buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Procedohet në Kuvend buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se është mbajtur mbledhja përuruese dhe e parë e punës e kabinetit të ri qeveritar.

“Që në ditën e parë të punës, u mblodhëm për të miratuar buxhetin e vitit 2026 dhe listën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat prej kohësh presin miratimin në Kuvend e që kanë edhe afat skadence”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria ka aprovuar edhe vendimin për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar për muajin mars.

“Që të sigurohemi se pensionet dhe pagat në sektorin publik të ekzekutohen me kohë, teksa komisionet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së 10-të trajtojnë dhe miratojnë buxhetin për këtë vit”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka rikujtuar se vitin e kaluar Kuvendi i Republikës u shpërnda pa u votuar buxheti i shtetit në vlerë prej 4 miliardë euro, Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian në vlerë prej 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro, duke rrezikuar madje përfitimet nga to.

“Tash që kemi Kuvend të konstituuar dhe Qeveri të re në krye të detyrës, e kemi edhe një mundësi tjetër për t’i ratifikuar këto marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend. Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve, me punë e zell, nder e përkushtim, është privilegji më i madh që do ta kemi secili prej nesh”, është shprehur ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.