Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë, deklaroi se AAK-ja do të mbështes rezolutën për çlirimtarët në Hagë e propozuar nga PDK-ja.
Sipas tij, kjo ishte tema më e rëndësishme që do të mbahet në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Do të këtë një seancë në orën 19:00, do të jenë tri tema. E para lidhet me ndarjen e komisioneve, që është një procedurë standarde. Tema e dytë është për ndarjet buxhetore, ndërsa tema më e rëndësishme lidhet me një rezolutë të cilën Kuvendi i Kosovës do ta miratojë në orën 19:00, sa i përket çlirimtarëve tonë të cilët gjenden padrejtësisht në Hagë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një dakordim me tekstin e kësaj rezolute”, tha Tahiri.
Në seancën e Kuvendit e cila do të mbahet sot në ora 19:00 do të jenë tre tema për miratime, ndarja e komisioneve, ndarja buxhetore për 2026 dhe miratimi i rezolutës për krerët e UÇK-së në Hagë.