Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur që sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme në ora 19:00.
Haxhiu po ashtu tha se: “Pas mbledhjes së kryesisë ku zhvilluam disa çështje, së pari Grupi Parlamentare i ndan komisionet parlamentare…Kuvendi i Kosovës pas miratimit të seancës së jashtëzakonshme që do të mbahet sot në orën 19:00, ku do t’i ketë 16 komisione parlamentare, katër komisione të përhershme, 12 komisione me nga 11 anëtarë… Natyrisht do të njoftoheni se kush kryeson dhe kush do të kryesojë këto komisione parlamentare, por ajo që është e rëndësishme është se Vetëvendosje do të kryesojë 9 komisione, PDK tri, LDK dy, Lista Serbe një dhe Grupi multietnik do ta kryesojë një komision”.
Ajo po ashtu tha se kanë miratuar që të trajtohet kërkesa e Qeverisë për ndarjen buxhetore për muajin mars 1/12-ta sipas Ligjit të Qeverisë dhe në anën tjetër rregulloren e punës së Qeverisë.
Ajo po ashtu tha se: “Çështja tjetër ndërlidhet me procesin e padrejtë në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së. Sipas diskutimeve ka vullnet nga Gr.Parlamentare që kjo rezolutë ta marrë mbështetjen e Kuvendit. Do të ketë paraprakisht një takim me përfaqësuesit e Gr.parlamentare”, u shpreh Haxhiu. `/Telegrafi/