Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u takuan dje në Ankara, ku në një konferencë të përbashkët për shtyp thanë se mosmarrëveshjet midis dy vendeve janë komplekse, por mund të zgjidhen.
Ata nënvizuan se janë të përkushtuar ndaj dialogut dhe bashkëpunimit për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe dhe për të hyrë në një fazë më stabile bashkëpunimi.
Erdogan theksoi se është e rëndësishme të mbahen të hapura linjat e komunikimit mes fqinjëve dhe aleatëve.
Ai veçoi pritshmëritë e Ankarasë që pakica turke në Traki Perëndimore të gëzojë plotësisht liritë fetare dhe të drejtat arsimore, duke e cilësuar këtë “dimension njerëzor” të marrëdhënieve që duhet ruajtur me përgjegjësi historike.
Për çështjet e detit Egje dhe Mesdheut Lindor, lideri turk tha se pavarësisht se janë të ndërlikuara, nuk janë të pazgjidhshme sipas së drejtës ndërkombëtare, dhe se diplomacia është rruga më konstruktive për t’i zgjidhur ato.
Ai gjithashtu përmendi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe theksoi rëndësinë e të drejtave të pakicave. Mitsotakis u prit ngrohtësisht dhe theksoi dëshirën për të lënë pas vite tensionesh e për të u fokusuar te një agjendë pozitive bashkëpunimi. /Telegrafi/