KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Krerët e FFK-së morën pjesë në punimet e Kongresit të 50-të të UEFA-s

Krerët e FFK-së morën pjesë në punimet e Kongresit të 50-të të UEFA-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin e parë, Bakir Burri dhe sekretarin e FFK-së, Markus Weidner, morën pjesë në Kongresin e 50-të të UEFA-s, i cili u mbajt në Bruksel.

Gjatë këtij eventi të rëndësishëm përfaqësuesit e federatave anëtare të familjes së futbollit evropian diskutuan çështje kyçe që lidhen me zhvillimin dhe menaxhimin e sportit më të popullarizuar në kontinent.

Në kuadër të punimeve të Kongresit, u miratuan një sërë vendimesh strategjike dhe administrative, duke përfshirë ndryshimet në statutin e UEFA-s, shqyrtimin dhe miratimin e raportit financiar, si dhe buxhetin për vitin 2026.

Gjithashtu, në agjendë ishte konfirmimi i përbërjes së Komiteteve të UEFA-s, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në drejtimin e futbollit evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.